Softuer

Windows Phone me 80,000 aplikacione

Publikuar , 04 Prill 2012
0
Windows Phone me 80,000 aplikacione

Platforma ka qenë duke përjetuar një ngritje të ngadalshme por në mënyrë të qëndrueshme, duke arritur të ketë 50,000 aplikacione në dhjetor, 60,000 në janar dhe 70,000 në muajin mars. Me pak fjalë mund të themi që për çdo ditë tregu i aplikacioneve për Windows Phone është duke pasur rreth 340 aplikacione të rinj.

Është e drejt të thuhet që numri i përgjithshëm i gjërave të publikuara nuk është i njëjtë me numrin e të gjitha aplikacioneve të gatshme për përdorim për përdoruesit. Kjo është për shkak se Microsoft largon disa nga aplikacionet ose zhvilluesi i tërheq disa nga aplikacionet e paraqitura, ose thjesht sepse jo të gjitha aplikacionet funksionojnë përgjatë çdo tregu.

SHBA-ja për shembull ka qasje vetëm në 69,123 aplikacione për Windows Phone.

Në mesin e zhvilluesve e kemi edhe zhvilluesin shqiptar, Betim Drenica, i cili ka zhvilluar një aplikacion i cili ka tejkaluar pritjet e vetë zhvilluesit me suksesin e arritur./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  iOS 12.4 sjell Apple Card

Lajmet e fundit>