Lajmet

Windows Phone po i bën konkurrencë kompanisë RIM

Publikuar , 05 Tetor 2012
0
Windows Phone po i bën konkurrencë kompanisë RIM

Sistemi operativ Windows Phone i Microsoft-it është duke iu afruar Research In Motion(RIM), thotë një studim i ri, por ende ka një rrugë të gjatë për të bërë përpara se të kapë Android-in dhe iOS-in.

Windows Phone është duke i bërë konkurrencë RIM-it për vendin e tretë në Evropë teksa pajisjet e tjera të fundit si Nokia 610, sipas një raporti për shitjet globale të smartfonëve nga Kantar Worldpanel ComTech, udhëhiqen në tregjet kyçe si Itali dhe Francë.

Por, iOS dhe Android ende e përbëjnë shumicën e shitjeve në disa vende, duke pasur rreth 83 për qind të tregut në pesë tregje evropiane si Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë, thotë raporti.

Përqindja e tyre është madje edhe më e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 93 për qind.

Sistemi operativ Android i Google dhe iOS i Apple kanë marrë pjesën më të madhe të tregut të smartfonëve, por pjesëmarrësit e tjerë janë duke luftuar për të fituar terren teksa tregu i smartfonëve vazhdon të rritet.

Dominic Sunnebo, i cili është drejtor i konsumerisë globale Kantar, shprehet se ka shumë gjasa që Windows Phone do të tejkalojë RIM-in për vendin e tretë në Evropë përpara fundit të vitit për shkak të “shtytjes që Windows 8 do të sjellë drejt fundit të 2012-ës.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gates thotë se Windows Phone do të kishte fituar ndaj Android nëse Microsoft nuk do të hetohej nga autoritetet Amerikane