Biznes

Windows Phone trefishon praninë në treg në Britaninë e Madhe

Publikuar , 24 Janar 2013
0
Windows Phone trefishon praninë në treg në Britaninë e Madhe

Windows Phone i Microsoft-it është ende shumë prapa Androidit dhe iOS-it sa i përket pranisë në treg, por shifrat e reja tregojnë që sistemi operativ mobil ka përjetuar një rritje të fuqishme në Evropë gjatë vitit të kaluar, posaçërisht në Britani dhe Itali.

Shifrat nga ndërmarrja hulumtuese Kantar Worldpanel ComTech tregojnë që Windows Phone pothuajse ka trefishuar pjesën e vet të tregut në Britaninë e Madhe, duke u ngritur nga 2.2 për qind në 5.9 për qind në dymbëdhjetë muajt e fundit.

Kjo rritje duket të ketë ardhur kryesisht në “kurriz” të platformës BlackBerry të RIM-it, pjesa e tregut të të cilit ra nga 16 në 6.4 për qind gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Prania e Symbianit po ashtu pësoi rënie nga 3 në 0.7 për qind dhe iOS pati rënie nga 34.1 në 32.4 për qind, ndërsa Android pati rritje nga 60.7 në 66.6 për qind.

Në përgjithësi, në pesë vendet evropiane, Britani, Gjermani, Francë, Spanjë dhe Itali, prania në treg e Windows Phone u rrit me 2.8 për qind dhe në Itali pati 13.9 për qind, që paraqet një ngritje të lartë nëse krahasohet me vitin e kaluar, kur ishte vetëm 2.8 për qind.

Ja cilat janë kërkesat për Windows Phone 8

“Ka qenë shumë më ngadalë se sa do ta dëshironte Microsoft-i, por Windows Phone tani është duke filluar që të fitojë prani të respektueshme në një numër të shteteve kyçe evropiane”,- tha Dominic Sunnebo, i cili është drejtor i përgjithshëm për pasqyrën e konsumatorëve në Kantar Worldpanel ComTech. (PC World Albanian)

Windows Phone

LEXO EDHE:  Telefoni i parë i Huawei me sistemin operativ alternativ të Android vjen në fund të vitit

Lajmet e fundit>