Biznes

Windows Store hapet zyrtarisht me rreth 8000 aplikacione

Publikuar , 27 Tetor 2012
0
Windows Store hapet zyrtarisht me rreth 8000 aplikacione

Windows Store u hap zyrtarisht ditën e enjte, duke qenë i disponueshëm në 109 gjuhë me 231 dyqane.

Presidenti i sektorit Microsoft WindowsSteven Sinofsky deklaroi në eventin e prezantimit të Windows 8 se Windows Store ofron një numër të madh softuerësh për t’u shkarkuar. Ai tha gjithashtu se ky ishte lançimi me numrin më të madh të aplikacioneve në një dyqan të tillë gjatë historisë së këtyre të fundit.

Windows Store kishte në ditën e hapjes 7873 aplikacione “moderne” Windows 8 dhe 4516 në U.S. Windows Store. Sipas Wes Miller, analist në Microsoft, 88% e rreth 8000 aplikacioneve ofrohen pa pagesë. Ndërmjet këtyre aplikacioneve rreshtohen Skype për Windows 8, Netflix, Angry Birds etj.

Dyqani është i aksesueshëm vetëm nga sisteme Windows 8 ose më të avancuara dhe Microsoft e ka përshkruar atë si një qendër për një sërë pajisjesh të ndryshme, që përfshijnë PC-të me Windows 8, notebook-ët dhe tabletët. Po ashtu, ai është i vetmi vend ku mund të merret softueri Windows RT për tabletët Surface.

Windows Store ka shpallur disa parime për ruajtjen e etikës

Windows Store është i ngjashëm me Apple App Store. Aplikacionet, para se të hidhen në tregun online, testohen për maluere dhe probleme sigurie.

Windows Store ka edhe disa rregulla dhe principe që merren me përmbajtjet për të rritur, me diskriminimin, si dhe që ndalojnë reklamimin e alkoolit, duhanit, drogës apo armëve.

Microsoft-i shton se çdo aplikacion i blerë në Windows Store mund të instalohet deri në pesë PC dhe ashtu si Apple Store, keni mundësi të jepni vlerësimin dhe kritikat tuaja për secilën prej tyre. Aktualisht, janë 3367 zhvillues të cilët kanë shtuar aplikacionet e tyre në dyqanin e Windows.

LEXO EDHE:  Privatizimi i Telekomit, në 'kohë të gabuar'

Zhvilluesit shpërblehen për krijimin e aplikacioneve të tyre. Në momentin që një aplikacion arrin 25 000 $ në shitje, zhvilluesi merr 80% të të ardhurave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>