Softuer

Windows XP brenda Windows Vista, duke përdorur Virtual PC 2007

Publikuar , 29 Dhjetor 2008
0
Windows XP brenda Windows Vista, duke përdorur Virtual PC 2007

Brenda makinës virtuale mund të instaloni një version tjetër të Windows si në një kompjuter normal, gjë që e bën më të lehtë përdorimin e aplikacioneve më të vjetra.

Nëse Windows XP ka fundosur anijen tuaj, por keni vazhduar lundrimin në Vista, ndonjë rast mund të kërkojë të ndryshoni kursin dhe të ktheheni në ndonjë version më të hershëm të Windows. Microsoft Virtual PC 2007 (find.pcworld.com/61674) është një program falas që mundëson përdorimin e cilindo SO (Sistem Operativ), në një dritare të makinës virtuale, pa ndikuar në sistemin operativ primar.

Shkarkoni dhe instaloni Virtual PC. Lançojeni dhe klikoni Next për të krijuar një makinë virtuale. Magjistari instalues do t’ju kërkojë të konfirmoni sasinë e memories dhe hapësirës në disk që do i dedikoni makinës virtuale. Nëse keni 2GB ose më shumë në kompjuter, ndani 512MB për makinën virtuale XP. Përveç rasteve kur planifikoni të instaloni shumë aplikacione, hapësira e paracaktuar e diskut zakonisht është e përshtatshme.

Klikoni Next, pastaj Finish dhe makina juaj virtuale do të paraqitet në Virtual PC Console. Vendosni CD-në instaluese të Windows XP dhe klikoni dy herë ikonën e makinës virtuale në Virtual PC Console për ta startuar. Zgjidhni diskun optik në menynë e CD-së në Virtual PC, zgjidhni Action dhe pastaj klikoni Ctrl-Alt-Del për të nisur makinën virtuale nga CD-ja. Pas kësaj, procesi i instalimit do të vazhdojë sikur të ishte në një kompjuter jovirtual. Për ta përdorur makinën virtuale XP, zgjidheni në Virtual PC Console dhe klikoni Start. Për ta mbyllur klikoni Close, zgjidhni Save state nga lista e opsioneve dhe klikoni OK. Klikimi brenda dritares së virtualizuar me SO ju mundëson të merrni kontrollin e mausit. Në menynë e Virtual PC klikoni Action•Install or Update Virtual Machine Additions për të instaluar disa vegla që ju lejojnë të kopjoni dhe ngjitni tekstin mes makinës virtuale dhe kompjuterit bazë, si dhe të kopjoni dokumente përmes dosjeve për shpërndarje në kompjuterin bazë. Për ta kthyer kursorin e mausit në SO bazë shtypni tastin në anën e djathtë dhe nxirrni kursorin nga dritarja e Virtual PC.

LEXO EDHE:  Lajme të këqija për përmbajtjet provokative, YouTube ndryshon politikat

 

Lajmet e fundit>