Lajmet

Windows XP ka gjetur rrugën për hyrë në një orë inteligjente Android Wear

Publikuar , 21 Maj 2015
0
Windows XP ka gjetur rrugën për hyrë në një orë inteligjente Android Wear

maxresdefaultNjë përdorues kurioz i platformës së videove online, Youtube, ishte në gjëndje të instalonte një version të modifikuar të Windows XP në një orë inteligjente Android Wear.

Në fakt, mbështetje për Windows XP-në përfundoi në 2014-tën, por kjo nuk e ndaloi këtë zhvillues ta instalonte në një orë dore. Zhvilluesi tha se do të duheshin 12 orë për të kaluar skedarin me madhësi 1.5 GB në orën inteligjente prandaj në këtë rast kemi të bëjmë me një system operativ vetëm 100 MB.

Të mendoni sesi kaluam nga telefonët Symbian të Nokia në Windows Mobile e më pas në Windows 10, është një arsye e mjaftueshme për të kuptuar sesa progress ka pasur teknologjia në një kohë të shkurtër. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”CB8bjYJuO3o”]

LEXO EDHE:  Të bësh biznes në Shqipëri, vendi ynë i parafundit në rajon

Lajmet e fundit>