Lajmet

Windows XP vazhdon të qëndrojë fuqishëm në treg pavarësisht fundit të suportit

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Windows XP vazhdon të qëndrojë fuqishëm në treg pavarësisht fundit të suportit

netmarketsharemarch2014-100259130-largeEdhe pse ka ngelur më pak se një javë nga fundi i suportit për Windows XP, numri i përdoruesve që vazhdojnë ta përdorin atë është i rëndësishëm. Shifra t fundit nga NetMarketShare tregojnë se Windows XP qëndron fuqishëm në treg, duke qenë sistem i rreth 27.7% të PC-ve në botë gjatë muajit mars.

Rënia e përqindjes ka qenë e vogël krahasuar me muajin janar, kur, në vend që ajo të binte, Windows XP pësoi një rritje të lehtë me 0.25%. vetëm kohët e fundit sistemi, i cili është lançuar që në vitin 2001, është tejkaluar nga Windows 7. Ai mbetet historikisht si sistemi më popullor i Microsoft-it dhe jo vetëm.

Pavarësisht se është shumë i vjetër, XP ia ka dalë të pozicionohet mirë në treg duke qenë gjithmonë në krye të sistemeve si Vista apo Windows 8 përsa i përket numrit të përdoruesve. Sipas të dhënave të NetMarketShare për muajin mars, Windows 8 dhe 8.1 përbënin vetëm 11.3% të PC-ve në botë, ose pothuajse sa gjysma e XP-së.

Windows XP mund të jetë shumë popullor mes përdoruesve, por Microsoft-i po ngre alarmin për ta përditësuar urgjentisht atë për shkak të përfundimit të suportit në datën 8 prill.

Firmat e sigurisë shprehen se pas kësaj date, ai nuk do të jetë më i sigurt dhe se kompjuterët që operojnë me të do të jenë pre e lehtë për kriminelët kibernetikë. Pavarësisht se rregullimet e sigurisë do të ndërpriten për Windows XP, Microsoft-i do të vazhdojë ta përditësojë motorin e vet të malware-ve edhe për një vit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të kenë mbrojtje aktive ndaj malware-ve deri në 14 korrik 2015. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton një version 85-inç të Surface Hub 2

Lajmet e fundit>