Analiza

Windows Live Messenger arrin në 300 milion përdorues

Publikuar , 11 Shkurt 2010
0
Windows Live Messenger arrin në 300 milion përdorues

Microsoft me krenari ka shpallur se shërbimi i saj për mesazhe të çastit Live Messenger ka arritur të ketë mbi 300 milion përdorues. Dhe përveç kësaj, Microsoft pretendon se ata njerëz përdorin Messenger-in për më shumë se 160 miliardë minuta në muaj, që i bie diku rreth 9.4 për qind të kohës së përgjithshme që konsumatorët anembanë botës shpenzojnë në internetit.

Në një post në blogun zyrtar të Windows Team, menaxher i grupit të rrjetit social Windows Live, Jeff Kumins vuri në dukje se mesazhet e çastit janë zhytur në popullaritet në SHBA, por rrjetet sociale kanë për vete popullaritetin. “Në shkallë globale, e-mail dhe IM kanë në thelb kanë pësuar rritje dhe janë niveluar, njerëzit vazhdojnë të shpenzojnë sasi kohe afërsisht të njëjtë në përdorimin e tyre, ndërsa rrjetet sociale janë rritur në një nivel të ngjashëm krahasues,” shprehej Kumins. “Dhe, po është kryesisht numri i njëjtë i njerëzve.”

Mirëpo, Messenger mbetet shumë i popullarizuar ndërkombëtarisht: Microsoft pretendon se rreth 65 për qind e të gjithë përdoruesve të internetit në Brazil përdorim Messenger, në mënyrë të ngjashme, shërbim thuhet se ka  48 për qind të përdoruesve të internetit në Kanada dhe Spanjë, 47 për qind të përdoruesve Francez dhe 40 përqind të përdoruesve italian. Në orët kritike, Messenger trajton më shumë se 40 milion “lidhje të njëkohshme online”.

Sa i përket përdoruesve në Kosovë e Shqipëri, Microsoft nuk ka dhënë ndonjë shifër, por mund të supozojmë se rreth 80 përqind e përdoruesve ende shfrytëzojnë këtë shërbim për të komunikuar.

300 milionë përdoruesit janë një justifikim i mirë për Microsoft për të nxitur Messenger dhe shërbimet e saj Live: kompania është ende duke luftuar për të bërë Windows Live në një operacion fitim prurës.
Nëse jeni kurioz të dini pse shfrytëzuam krahasimin e përdoruesve me numrin e banorëve në SHBA, atëherë ju njoftojmë se popullsia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërohet të jetë diku rreth 308 milion njerëz.

LEXO EDHE:  Dominimi i Google në Evropë do të vijojë pavarësisht shkëputjes së Google Search dhe Chrome nga Android

Lajmet e fundit>