Softuer

Windows XP, i pavdekshëm!

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Windows XP, i pavdekshëm!

Windows XP është një sistem operativ që nuk e quajtëm gabimisht të vjetër sepse tani ka rreth 10 vjet, dhe siç duket do të jetëojë edhe 10 vite tjera.

“Ne kemi vendosur të zgjasim të drejtat për downgrade në Windows XP Proffesional përtej planeve të parashikuara më parë” shkroi Microsoft në një blog post zyrtar. “Duke ecur para ne mund të blejmë PC të rinj dhe t’i përshtasim ata në mënyrë që përdouresit të kenë të drejtë të kthehen në Windows XP apo Vista derisa ata të jenë gati për Windows 7”.

Për shkak se përdoruesit nuk dukeshin të tërhequr rreth Windows 7 sikurse ndaj Vista-së, ishte më se e arsyeshme të pritej shkurtimi i jetës së Windows XP pa u menduar dy herë. Dhe shumica e pronarëve individual të kompjuterëve këtë nuk e kanë shikuar si problem.

Megjithatë, problemi ekziston me 74 për qind të bizneseve të cilat ende përdorin Windows XP dhe për shumicën prej tyre, kostoja e kalimit të të gjitha makinave në Windows 7 është financiarisht e tmerrshme. Si rrjedhojë e kësaj kompanitë janë duke rrezikuar praninë e kompjuterëve të vjetër me Windows XP dhe praninë e kompjtuerëve të rinj me Windows 7, dhe në këtë formë po ndajnë rrjetin e tyre dhe po e bëjnë të pamundur rrjedhjen e drejt të sistemeve të tyre.

Natyrisht statistikat kanë shtyrë Microsoft që të vazhdojë edhe më tej lejimin e downgrade në Windows XP që blejnë Windows 7 Proffesional deri më 2015, dhe deri më 2020 për njerëz që blejnë Windows 7 Ultimate.

Megjithatë qysh prej ditës së djeshme përkrahja e Microsoft për Windows XP SP2 ka marrë fund, kështu që kushdo që ende dëshiron të ketë mbulesë ka përkrahja e Microsoft duhet të kalojë në Windows XP Service Pack 3, përndryshe telashet do të jenë të pashmangshme për ta.

LEXO EDHE:  "Dark Mode" vjen edhe në Windows me Chrome 74

Lajmet e fundit>