Lajmet

Winzip 17 shton integrim me shërbimin për cloud, Box

Publikuar , 29 Janar 2013
0
Winzip 17 shton integrim me shërbimin për cloud, Box

Winzip ka qenë një emër mbajtës për kompresim të skedarëve për dy dekada. WinZip 17 e merr kompresimin e skedarëve dhe menaxhimin e tyre dhe e bën ndërlidhjen në cloud me Google Drive, SkyDrive dhe Dropbox.

Tani një përditësim i ri është në dispozicion që e shton edhe Box-in. WinZip ishte një model nismëtar i modelit softuerik për biznes, posaçërisht duke ofruar softuerin pa pagesë dhe duke u mbështetur në zemërgjerësinë e konsumatorëve për të paguar për produktin nëse është vërtetur që të jetë i dobishëm për ta.

Gjatë viteve, disqet janë rritur në mënyrë eksponenciale në madhësi dhe çmimi i ngarkesës ka rënë, kështu që nevoja për një vegël për kompresim të skedarëve ka rënë. Sidoqoftë, përhapja e fotografive dhe e videove, që mund të jenë skedarë masivë dhe dëshira për të ngarkuar informacione në shërbimet e rrjeteve shoqërore ose shërbimeve të ngarkesave cloud e ka sjell atë në modë.

Është më lehtë dhe më shpejt që të bëhet ngarkimi i një skedari prej 100 MB në vend të një skedari prej 1 GB. WinZip ka evoluar duke u bërë një vegël më e kuptueshme për kompresim të skedarëve në krahasim me formën siç ishte më parë.

Ende ofron kompresim të skedarëve, por tani përfshin gjithashtu mundësinë për të shndërruar dokumentet në PDF, të shtohen simbole në skedarët PDF dhe të postohen skedarët drejtpërdrejt tek rrjetet e popullarizuara shoqërore.

Ju mund ta merrni WinZip 17 drejtpërdrejt nga faqja e WinZipit duke filluar nga 30 dollarë. WinZip 17 Pro kushton 50 dollarë. WinZip ofron zbritje për licencim për bizneset që blejnë softuerin në sasi të madhe.

WinZip 17 është në dispozicion vetëm për Windows (XP ose të mëvonshëm), por janë edhe disa versione në dispozicion për Mac OS X, iOS dhe Android.

LEXO EDHE:  Apple prezantoi shërbimin me pagesë të lajmeve News+

Konsumatorët që tashmë e kanë WinZip 17 mund të shkarkojnë një përditësim për të shtuar integrimin me ngarkesën Box. (PC World Albanian)

WinZip 17

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>