Analiza

WordPress 5.0 po vjen, a është uebsajti juaj gati?

Oct 3 2018
0 Shpërndarje
Me lançimin e Gutenberg do të thotë se menaxherët e uebsajqeve do të përballen me një eksperiencë të re editimi. WordPress 5.0 po vjen, a është uebsajti juaj gati?

Pak rëndësi sesa shpesh e keni përditësuar uebsajtin tuaj sepse ka ardhur momenti për një përditësim madhor.

Nëse keni një prej 75 milion uebsajteve që përdorin platformën e WordPress, një përditësim shumë i rëndësishëm po vjen.

Ardhja e WordPress 5.0 sjell mundësi të reja për bizneset ku sajtet e tyre do të vërejnë përmirësime në performancë dhe marketingun dixhital.

Thuajse një vit më parë, WordPress tha se platformën e saj e pret një përditësim madhor.

Ndërsa ende nuk ka një datë se çfarë sjell WordPress 5.0, përdoruesit e platformës do të krijojnë një përshtypje rreth tij kur të debutojë WordPress 4.9.8.

Me këtë ndërtim përdoruesit mund të eksperimentojnë me disa prej risive që sjell ky version të cilat do ti detajojmë mëposhtë.

Çfarë sjell WordPress 5.0

Ndryshimi më i madh dhe i prekshëm është editori i ri me emrin e koduar Gutenberg.

Megjithatë WordPress 5.0 gjithashtu ndryshon mënyrën sesi menaxhohen përditësimet e ardhshme.

Gjatë një viti WordPress kishte dy përditësime madhore dhe disa të tjera me impakt më të vogël.

Tashmë WordPress do të ndryshojë planet duke u tërhequr nga modeli i përditësimeve të planifikuara.

Kështu kompania beson se presioni me përditësimet e planifikuara do të bjerë dhe WordPress do të ndërmarrë hapa madhorë dhe jo më të vegjël.

Përtej kësaj këto janë ndryshimet e tjera në sfond:

  1. Në fokus të platformës do të jetë një eksperiencë e re ndërtimi. Aktualisht platforma është lider në treg dhe synon ta ruajë këtë lidership duke rritur funksionalitetin e faqes në kurriz të ndërtuesve të jashtëm të uebsajteve.
  2. Do të përmirësohet API WordPress Rest. Kjo API u vjen në ndihmë zhvilluesve të cilët mund të krijojnë produkte me më shumë funksionalitete. Zhvilluesit do të mund të krijojnë aplikacione duke përdorur platformën si strukturë.
  3. Ndërtimi i temave të përshtatura do të jetë më e lehtë. Në të kaluarën ju duhej të kishin një eksperiencë në zhvillim për të ndërtuar një temë WordPress. Me Gutenberg krijimi i temave do të jetë shumë më i lehtë përmes blloqeve.
  4. Ndërtuesit e faqeve mund të humbasin terren. Ekzistojnë me dhjetëra ndërtues faqes – Website Builders – me të vërtetë fantastike dhe që integrohen mjaft mirë me WordPress. Fillimisht Gutenberg nuk do të ketë shans përballë tyre por në një të ardhme të largët po.

Çfarë është Editori “Guntenberg” ?

Lançimi i Gutenberg do të thotë se menaxherët e uebsajqeve do të përballen me një eksperiencë të re editimi.

Pritet që WordPress 5.0 të mbërrijë deri në fund të vitit por nëse keni dëshirë ta provoni, mund të shkarkoni shtojcën zyrtare të Gutenberg në këtë lidhje: https://wordpress.org/plugins/classic-editor/

Aktualisht është në fazë testimi por ju mund ta provoni Gutenbergun edhe pa instaluar shtojcën duke përdorur sajtin Frontenberg: https://frontenberg.tomjn.com/

Megjithatë nuk rekomandojmë instalimin e shtojcës në faqe zyrtare por vetëm eksperimentale.

Derisa WordPress 5.0 të debutojë, shumë gjëra mund të ndryshojnë.

Gutenberg do të ketë efekt edhe tek temat dhe shtojcat

Krahas eksperiencës vizuale të editimit të postimeve, Gutenberg sjell ndryshime të mëdha edhe për shtojcat dhe temat.

Kur të debutojë menjëherë do të lindë nevoja për tema që i përshtaten Gutenbergut dhe që përfitojnë nga avantazhet e tij.

Ndryshime do të sjellë edhe tek shtojcat dhe kodet që përdorni për të shtuar funksionalitete. Këto shtojca duhet të përshtaten për Gutenbergun.

Kur mbërrin WordPress 5.0?

Askush nuk e di se kur WordPress 5.0 do të debutojë. E vetmja përgjigje zyrtare është “kur të jetë gati” dhe me shumë gjasa jo përpara fundit të vitit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>