Lajmet

WordPress goditet nga një sulm i fuqishëm DDoS

Publikuar , 03 Mars 2011
0
WordPress goditet nga një sulm i fuqishëm DDoS

WordPress ka përshkruar sulmin si më të madhin që ka përjetuar deri më sot dhe jo çuditërisht shumë faqe kanë përjetuar shumë probleme me stabilitetin.

Sipas zyrtarëve të WordPress, DDoS ka dërguar me dhjetëra e miliona pako të shumta Gigabit për sekondë që kanë bombarduar serverët.

Sa i përket fajtorëve ende nuk dihet asgjë, megjithëse sipas dyshimeve të para thuhet se prapa sulmit qëndrojnë sulme politike. Themeluesi i WordPress Matt Mullenweg ka thënë se sulmi mund të jetë i motivuar politikisht për shkak se sipas tij si cak mund të jetë një pre blogjeve jo angleze që përmban kjo platformë.

WordPress ka menaxhuar të ndalojë sulmet para disa orëve dhe momentalisht është duke u këndellur. Por tani fillojnë pyetjet në kërkim të përgjigjeve dhe padyshim që pengesat e këtilla nuk i bëjnë mirë askujt. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Telecom Italia emëron CEO-n e ri, rriten aksionet

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>