Analiza

WordPress, interesant!

Publikuar , 11 Tetor 2009
0
WordPress, interesant!

Pse WordPress?
WordPress ju mundëson atë që kërkoni gjithmonë në internet, pra instalim të thjeshtë dhe të lehtë, panel administrimi tejet të thjeshtë dhe jo të stërngarkuar, theme të panumërta dhe plugins që e lehtësojnë shumë punën me WordPress.Ti si webmaster apo udhëheqës i faqes tënde ke nevojë për një cms praktike, që ta realizojë atë që synon. Nuk ke nevojë për një cms të ngarkuar dhe të komplikuar, që në fakt te WordPress nuk ekziston.

WordPress në gjuhën shqipe?
Pse jo? Janë dy mënyra që të keni një blog në gjuhën shqipe dhe ato janë: editimi i themes dhe përkthimi i termave për të cilët ke nevojë në gjuhën shqipe apo shkarkimi i WordPress-it në gjuhën shqipe nga faqja zyrtare http://sq.wordpress.org/ (instruksionet se si instalohet ky version në gjuhën shqipe janë në faqen zyrtare).

Krijohet një faqe personale me WordPress?
Po gjete ti më mirë, më trego dhe mua! Është ajo që kërkon ti dhe një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të internetit, të krijojnë një faqe personale dhe aty të publikojnë veprat e tyre, krijimet e tyre apo ndonjë gjë tjetër. Gjej një theme të përshtatshme duke përdorur mikun tënd më të ngushtë në internet, Google, dhe pas pak minutash do ta gjesh atë që po kërkon.

Përdoret edhe për ndonjë tematikë tjetër WordPress?
Nuk ka asgjë që nuk do t’i përshtatej WordPress-it. Me të mund të krijosh një faqe për lajme online, një faqe personale, një blog me tematikë historie, shkence, ekonomie apo ndonjë gjë tjetër.Në fund, mund t’ju them vetëm se WordPress është i jashtëzakonshëm. Po e provove, vështirë se do të ndahesh prej tij, por nëse nuk e provon, dije se po humb një gjë tejet të çmueshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Më 4-7 prill 2019 në Prishtinë organizohet konferenca e teknologjisë Software Freedom Kosova (SFK)

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>