Lajmet

WriteThat.Name merr informacione për kontakte kudo në ueb

Publikuar , 21 Tetor 2013
0
WriteThat.Name merr informacione për kontakte kudo në ueb

Chrome: E-maili nuk është i vetmi vend ku gjeni informacionet për të kontaktuar dikë. Informacionet për kontakt mund të jenë në LinkedIn, uebfaqen e tyre personale ose diku tjetër në ueb.

WriteThat.Name merr informacionet e kontakteve nga çdokund në ueb dhe i vendos në librin tuaj të adresave. Më parë, WriteThat.Name ka qenë për Gmail që i kthente nënshkrimet nga e-mailat në kontakte.

Tani, WriteThat.Name ka një shtojcë për Chrome që iu mundëson të ruani informacione nga secili vend në ueb në Google Contacts, Outlook ose nga ndonjë libër tjetër lokal i adresave, Evernote dhe Salesforce.

Sapo të instalohet shtojca, gjeni çfarëdo informacioni që dëshironi për të ruajtur dhe theksojini ato.

Pastaj, klikoni në ikonën e shtojcës në shiritin tuaj të mjeteve dhe WriteThat.Name do të paraqes informacionet që i ka radhitur automatikisht nga përzgjedhja juaj dhe ju ofron që t’i ruani drejtpërdrejt si dhe iu mundëson që t’i ndryshoni të dhënat për ndonjë person të caktuar.

42 kontaktet e para që i ruani janë pa pagesë, pas të cilës kohë duhet të përdorni një plan premium.

WriteThat.Name (PCWorld Albanian)

[youtube id=”SDHAmaY2ZaU”]

viadeo1

LEXO EDHE:  Trajnimet falas në teknologji nga ICTSlab, aplikimet të hapura deri më 1 Tetor

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>