Harduer

WSJ: Kompania Amazon pritet të prezantojë smartfonin e saj gjatë muajit qershor

Publikuar , 12 Prill 2014
0
WSJ: Kompania Amazon pritet të prezantojë smartfonin e saj gjatë muajit qershor

amazon-event-2012-_1145.0_standard_640.0Kompania Amazon, sipas një raporti të ri nga Wall Street Journal, gjatë muajit qershor do të prezantojë smartfonin e saj. Pajisja pritet të fillojë të shitet disa muaj më pas, në shtator. Amazon është raportuar që ka qenë duke testuar prototipet e hershme tek zhvilluesit në San Françisko dhe Sjetëll në javët e fundit.

Journal po ashtu konfirmon raportet paraprake që telefoni i ardhshëm do të jetë në gjendje që të shfaqë përmbajtje 3D pa iu kërkuar përdoruesve syze të veçanta. Në vend se ta ndjekë qasjen që Nintendo e ndërmori me 3DS, pajisja e Amazon-it thuhet që ka futur teknologjinë që bën ndjekjen e retinës “të futur në katër kamera që ndodhen përpara” për të arritur një efekt 3D. Patentat për një sistem të tillë janë zbuluar vitin e kaluar.

Shitësi online me pakicë është përfolur që ka qenë duke zhvilluar pajisjen mobile për vite, por produkti tani duket të jetë pothuajse gati për lëshim. Kjo kompani i është futur edhe tregut të TV-ve, duke pasur si kundërshtarë liderë si Roku dhe Apple TV.

Tani kompania është me siguri duke u përgatitur që të sfidojë gjigantët e smartfonëve Apple dhe Samsung. Amazon lëshoi dyqanin e vet të aplikacioneve në vitin 2011 – ndaras nga dyqani Google Play që ndodhet në shumicën e harduerëve me Android – dhe ky është vendi ku konsumatorët e telefonit të ardhshëm mund të marrin softuerë.

Dyqani i Amazon-it ka 200 mijë aplikacione, siç ka raportuar së fundi kompania. Telefoni nga Amazon menjëherë do të ketë konkurrencë të fortë nga Samsung, që solli gjatë ditës së premte për mbarë botën, si dhe nga Apple. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bosi i Amazon është hakuar nga Arabia Saudite

Lajmet e fundit>