Harduer

WSJ: Samsung prezanton Galaxy S8-ën në fund të muajit Mars

Publikuar , 11 Shkurt 2017
0
Samsung shpreson se një dizajn i ri dhe një asistent virtual do të mjaftojnë për të rikthyer besimin e konsumatorëve me Galaxy S8-ën WSJ: Samsung prezanton Galaxy S8-ën në fund të muajit Mars Photo Source: European Pressphoto Agency

Wall Street Journal vjen me një raport të fundit i cili konfirmon të gjitha ata që janë thënë më parë për telefonin nga The Guardian dhe VentureBeat.

Madje gazeta shkon më tutje duke konfirmuar fundin e muajit Mars si datë zyrtare e debutimit. Dhe ndryshe nga e kaluara, këtë vit Samsung do të prezantojë dy telefonë të cilët kanë ekrane të lakuara.

Por shqetësues është fakti që WSJ thotë se Samsung do të përdorë bateritë e ndërtuar akoma nga një prej firmave që ndërtuan bateritë famëkeqe të Galaxy Note 7-ës.

Përtej kësaj çdo detaj nga raporti është cituar edhe nga dy burimet e larpërmendura. Vlen të theksohet se sipas WSJ, asistenti virtual i S8-ës do të jetë i bazuar në S Voice dhe jo në teknologjinë e blerë nga Viv Labs. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i ri i Snapchat në Android tashmë në të njëjtin nivel me atë të iOS

Tags >

Galaxy S8
Lajmet e fundit>