Harduer

WWDC 2011 ka gjasa të koncentrohet vetëm në softuer!

Publikuar , 28 Mars 2011
0
WWDC 2011 ka gjasa të koncentrohet vetëm në softuer!

Kjo do të thotë se Apple nuk do të shfaq para nesh një iPhone të ri, pavarësisht faktit se ato ishin pjesë kyçe e tre konferencave të kaluara  WWDC. Dhe nëse Apple flet edhe rreth iOS 5, vet sistemi operativ nuk do të jetë gati deri në vjeshtë.

Qysh prej vitit 2008, Apple ka përcjellë në mostër të parashikueshme prej viti në vit me përpunimet e mëdha të iOS dhe me versionet e reja të iPhone. Në pranverë, Apple zakonisht mban një ngjarje speciale për të paralajmëruar iOS-in e radhës, duke theksuar veçori të mëdha dhe duke iu ofruar zhvilluesve qasje në një beta të hershme. Betat përkatëse lëshohen deri në WWDC, ku Apple zakonisht  i jep dritën e publikimit të versionit të artë në mënyrë që zhvilluesit të finalizojnë dhe testojnë veçoritë e reja.

Gjithashtu në WWDC, Apple do të paralajmëronte normalisht një version të ri të iPhone – iPhone 3G në vitin 2008, iPhone 3GS në vitin 2009, iPhone 4 në vitin 2010. Hardueri i ri natyrisht do të ishte i pajisur me iOS-in më të ri dhe do të paraqitej një muaj pas paralajmërimit.

Megjithatë disa burime po sugjerojnë se Apple nuk do të ndjek këta hapa këtë vit. TechCrunch citon burime që thonë se WWDC do të përmbajë një paraqitje të artë të Mac OS X Lion, të cilin Apple së pari e shpalosi në tetor të vitit të kaluar. TechCrunch gjithashtu shtoi se iOS 5 nuk do të paraqitet gjatë kësaj vere siç ishte paraqitur në të kaluarën. Në vend të kësaj Apple do të fokusohet në shërbime me bazë në cloud, ndoshta duke paraqitur një version të përpunuar të MobileMe, të cilin pritet ta përkrahë Mac OS X Lion. Shërbimet Cloud supozohet se do të lidhen edhe me iOS  5, të cilat ka gjasa të tregohen edhe në WWDC. Kurse vet iOS 5 pritet të paraqitet në vjeshtë.

LEXO EDHE:  Pas telefonëve është radha e laptopëve me ekrane që palosen

Analistët thonë se këto ndryshime ka gjasa të jenë të koordinuara mirë dhe se do t’i ofrojnë Apple një mundësi që të sinkronizojë tërë harduerin e saj mobil, duke përfshirë iPhone 4, iPad, iPad 2 dhe iPod Touch, që të jenë gati me ciklet e përditësimit softuerik.

Në anën tjetër disa burime tjera kanë shtuar se iPhone 5 nuk do të paraqitet deri në vitin 2012, megjithëse nuk besojmë se Apple do t’i ofronte tërë këtë mundësi konkurrencës që të zë hapin. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>