Harduer

Sony Ericsson X8 do të përfitojë Android 2.1 para fundit të vitit

Publikuar , 02 Nëntor 2010
0
Sony Ericsson X8 do të përfitojë Android 2.1 para fundit të vitit

Kompania do të paraqesë më shumë detaje rreth këtij përditësimi në të ardhmen, tha ai. Sot, modeli Xperia X8 është i bazuar në versionin 1.6 të sistemit operativ të Google.

Të dielën, Sony Ericsson ka filluar shpërndarjen e përditësimit në fjalë për versionin 2.1 të Android për smartphone-ët tjerë të bazuar në Android: Xperia X10, X10 mini dhe X10 mini pro.

Xperia X8 është një nga smartphonët e lirë të bazuar në Android të cilët janë në rritje e sipër dhe kushtojnë rreth 200 euro ($280). Modeli filloj të shitej në fillim të tetorit, dhe vjen me një kamerë 3.2 megapikselë me ekran 3-inç dhe përdorë navigacion A-GPS (Assisted-GPS).

Në qerekun e tretë, Sony Ericsson renditet si prodhuesi i gjashtë me rradhë i telefonave në botë, sipas IDC. Kjo është hera e parë për kompaninë që është kaluar nga Apple sikur në rastin e Research in Motion dhe nuk është brenda top-pesë prodhuesve që kur IDC konceptoi Worldwide Quarterly Mobile Phone Tracker në 2004.

Megjithatë, Sony Ericsson ka raportuar profitin neto në qerekun e tretë prej 49 milion euro, krahasuar me një humbje prej 164 milion euro një vit më heret dhe një profit prej 12 milion euro në qerekun e kaluar, dhe ajo ka për të falënderuar Android për këtë kthesë, tha kompania./pcworld.al

LEXO EDHE:  Kirin 990 5G është përgjigja e Huawei ndaj procesorëve të Samsung dhe Qualcomm

Lajmet e fundit>