Harduer

Xbox Next do të lansohet në vitin 2013?

Publikuar , 21 Tetor 2011
0
Xbox Next do të lansohet në vitin 2013?

Sipas një raporti të publikuar së fundi, Xbox Next është i paraparë që të debutojë në vitin 2013, dhe mund të shpaloset në E3 2013, dhe këtë gjë e kanë konfirmuar disa portale online që përcjellin lajme të teknologjisë, natyrisht duke u bazuar në burimet e tyre.

Sipas Develop, Xbox Next pritet të paraqitet në raftet e dyqaneve para zezonës së fetave në viti n2013, dhe përveç kësaj ata kanë thënë se Lionhead është duke punuar në një projekt për Xbox Next që quhet “Fable Next”.

Do të jetë interesante të shihet se çka do të ofrojë Xbox Next, pasi që Microsoft ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me Xbox 360, dhe me paraqitjen e Xbox Kinect, kështu që kompania ka qenë në gjendje të krijojë një produkt shumë të popullarizuar. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Nëse Samsung nuk riparon Galaxy Fold deri më 31 Maj do të anulojë porositë

Lajmet e fundit>