Biznes

Xerox nuk heq dorë nga blerja e HP

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Shkurt 2020
0
Xerox ka siguruar një financim prej 25 miliardë dollarësh për ofertën. Xerox nuk heq dorë nga blerja e HP

Xerox rriti ofertën për blerjen e HP ditën e Hënë duke vlerësuar kompaninë më 35 miliardë dollarë.

Prodhuesi Amerikan i printerëve bëri një ofertë të parë prej 33.5 miliardë dollarë për HP, një kompani e cila është tre herë më e madhe sesa blerësi por bordi drejtues i HP e refuzoi.

Xerox ka siguruar një financim prej 25 miliardë dollarësh për ofertën. Kompania ka bërë disa tentativa për të marrë me forcë kontrollin e HP madje duke nominuar 11 kandidatë të pavarur për bordin e HP.

Në Dhjetor investitori Carl Icahn i cili ka 4.2% të aksioneve të HP dhe 10.9% në Xerox, i bëri thirrje aksionerëve të HP që të nënshkruajnë marrëveshjen e shkrirjes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve personalë vijojnë në pikiatë

Tags >

HPXerox