Lajmet

Xhakli merr pjesë si ligjërues në TEDxWarsaw

Publikuar , 09 Mars 2011
0
Xhakli merr pjesë si ligjërues në TEDxWarsaw

Në mesin e emrave si Blerim Limani, Visar Kuçi, Armand Brahaj, etj shumë pritën që të jetë i renditur edhe emri i njërit prej ndërmarrësve më të suksesshëm të Kosovës, Kushtrim Xhakli por kjo nuk ndodhi. Prania e tij si ligjërues në konferenca të ndryshme ndërkombëtare është e njohur për shumë prej nesh, dhe duket se kjo po e shtynë Xhaklin para që të merr pjesë edhe në konferenca tjera.

Por edhe pse audienca e TEDxPrishtina nuk pati rastin të dëgjojë ligjëratat e tij dhe të mësoj nga përvoja e tij, dikush tjetër duket se do ta ketë këtë fat. TEDxWarsaw, që do të mbahet me 24 mars, e ka listuar emrin e tij në mesin e ligjëruesve të ndryshëm që do të trajtojnë tema të ndryshme të shoqërisë dhe të cilët do t’i prezantojnë ato në një formë kreative që përshkon me natyrën e ngjarjeve të pavarura si TEDx.

Në listën e ligjëruesve si Wojciech Eichelberger, Pawel Golik, Oskar Korkman, Toshi Nakamura, etj Xhakli përshkruhet si një ndërmarrës që ka sfiduar tregjet në zhvillim e sipër duke prezantuar zgjidhje të reja inovative për të nxitur edukimin dhe ndërmarrësin. “Ai do të shpjegojë sesi projektet e shkallës së gjerë online kanë ndihmuar në transformimin dhe reformimin e edukimit në Kosovë dhe sesi të krijohet qasje e barabartë në një shoqëri të hapur, transparente dhe tërësisht të lidhur në web” thuhet në përshkrimin e profilit të tij në kuadër të faqes zyrtare të TEDxWarsaw. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Huawei thotë se procesori Kirin 980 është më i shpejtë sesa Apple A12 Bionic

Lajmet e fundit>