Harduer

Xhami Gorilla Glass Victus u reziston rënieve në sipërfaqe të ashpra

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Nëntor 2022
Corning tha se synon të krijojë një xham i cili është mjaftueshëm rezistent sa ti mbijetojë rënieve nga lartësi më të mëdha. Xhami Gorilla Glass Victus u reziston rënieve në sipërfaqe të ashpra

Xhami Gorilla Glass i prodhuar nga Corning përdoret në shumë smartfonët të rangut të lartë, dhe tani kompania po premton që këtë xham mbrojtës ta bëjë akoma më të fuqishëm me versionin e fundit Victus 2.

Xhami i ri ofron performancë të shtuar ndaj rënieve në sipërfaqe të ashpra si betoni tha kompania duke ofruar të njëjtin rezistencë ndaj gërvishtjeve si varianti origjinal Victus.

Xhami i parë Victus lançuar dy vite më parë premtonte që ekrani juaj ti rezistojë rënieve nga lartësia 2 metër, por versioni i ri e çon më tutje.

Corning tha se synon të krijojë një xham i cili është mjaftueshëm rezistent sa ti mbijetojë rënieve nga lartësi më të mëdha.

Gjithashtu theksoi se smartfonët sot janë 15% më të rëndë dhe 10% më të mëdhenj se katër vite parë duke shtuar presionin mbi ekranin në rast rënie apo përplasjeje.

Edhe pse nuk ka një listë pajisjesh të cilat do të pajisen me xhamin Victus 2, testimet janë bërë në kushte laboratorike ndryshe nga incidentet e zakonshme në ndodhin në përditshmëri.

Corning tha se produkti i saj është vendosur në mbi 8 miliardë pajisje nga 45 brende të ndryshme. Apple është një prej investitorëve kryesorë të kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjigantët Europian të telekomunikacionit bashkojnë forcat për krijimin e thirrjeve telefonike holografike