Harduer

Xiaomi debuton në Evropë smartfonët e vitit

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Mars 2020
0
Një tjetër tipar për tu lavdëruar me këta telefonë është sistemi dual-stereo i altoparlantëve, diçka që nuk e kemi parë nga Mi 6. Xiaomi debuton në Evropë smartfonët e vitit

Prodhuesi i katërt më i madh në botë i smartfonëve zbuloi Mi 10 dhe Mi 10 Pro më 13 Shkurt në Kinë ndërsa tashmë në një aktivitet ditën e sotme tha se do të vinë edhe në Evropë.

Të dy telefonët janë brenda kritereve të një flagship me fuqi harduerike dhe përmirësime të mjaftueshme krahasuar me një vit më parë.

Telefonët fuqizohen nga procesori Snapdragon 865, kanë ekran 90Hz, bateri 4,500 mah dhe kamera 108-megapiksel që debutoi për herë të parë vitin e kaluar.

Krahas kamerës kryesore, Mi 10 dhe 10 Pro kanë një kamër ultra-wide 13-megapiksel dhe një macro 2-megapiksel dhe një thellësie po 2-megapiksel por nuk kanë një kamër telefoto për zmadhim optik.

Një tjetër tipar për tu lavdëruar me këta telefonë është sistemi dual-stereo i altoparlantëve, diçka që nuk e kemi parë nga Mi 6.

Çmim agresiv

Nuk mund të flasësh për Xiaomi dhe të mos përmendësh çmimin. Me katër kamera të pasme ku njëri është 108-megapiksel zhvilluar në bashkëpunim me Samsung, seritë Mi 10 janë afër Galaxy S20 në specifika hardueri.

Ka një diferencë të madhe të çmimit mes Kinës dhe Evropës. Në Kinë Mi 10 fillon nga 570 dollarë ndërsa Mi 10 Pro nga 715 dollarë, shumë më pak sesa çmimi bazë i modelit bazë të serive S20 prej 1,000 dollarësh.

Megjithatë Mi 10 Pro është 37% më i shtrenjtë sesa paraardhësi Mi 9 Pro që kushtonte 520 dollarë.

Në Evropë historia është tjetër sepse Mi 10 shitet për 799 euro bazë dhe Mi 10 Pro për 999 euro bazë. Xiaomi ka ndërtuar një reputacion për prodhimin e telefonëve cilësore me çmime të përballueshme.

LEXO EDHE:  OnePlus zbulon datën e debutimit të OnePlus 8 dhe 8 Pro

Kohët e fundit ka pasur vështirësi me tregun Kinez dhe tashmë po shtyn në Evropë. Mi 10 dhe Mi 10 Pro do të shiten fillimisht në Spanjë, Itali, Francë, Gjermani, Holandë dhe Belgjikë në Prill. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi