Harduer

Xiaomi do të prezantojë 10 telefonë 5G vitin e ardhshëm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Tetor 2019
0
Në tre mujorin e dytë të 2019-ës Xiaomi ka zënë 11.8% të tregut Kinez nga 13.9% një vit më parë sipas firmës analitike Canalys. Xiaomi do të prezantojë 10 telefonë 5G vitin e ardhshëm

Prodhuesi Kinez Xiaomi ka planifikuar të lançojë mëse 10 telefona 5G në 2020 tha CEO i kompanisë Lei Jun ditën e Diele në Konferencën Interneti Botëror në Kinë.

Deklaratat e Lei vinë ndërsa kompania po përballet me konkurrencë të egër në shtëpi nga Huawei Technologies. Muajin e kaluar Xiaomi lançoi Mi 9 Pro, telefonin e parë të kompanisë me teknologjinë 5G për tregun vendas.

Sipas Lei, kërkesa për telefonë ka tejkaluar pritshmëritë e kompanisë dhe shkaktuar probleme në zinxhirin furnizues. Kjo kërkesë ka bërë që Xiaomi të lançojë modele 5G për segmentin e lartë, të mesëm dhe të ulët vitin e ardhshëm.

Në tre mujorin e dytë të 2019-ës Xiaomi ka zënë 11.8% të tregut Kinez nga 13.9% një vit më parë sipas firmës analitike Canalys.

Edhe marka të tjera po humbasin terren për shkak të ekspansionit të Huawei në vend. Ky i fundi u vu në qendër të një fushate kritikash dhe tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Por Xiaomi ka shënuar sukses në Evropë edhe pse mbetet lojtar i ri në kontinent. Pjesa e tregut të kompanisë shkoi në 9.6% në tre mujorin e dytë të 2019-ës nga 6.5% një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njerëzit janë të lodhur nga telefonët e shtrenjtë

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>