Biznes

Xiaomi gradualisht do të heqë brendin Mi

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Gusht 2021
Ky ndryshim do të unifikojë prezencën globale të brendit të Xiaomi dhe të mbyllë hendekun e kriptuar mes brendit dhe produkteve të tij. Xiaomi gradualisht do të heqë brendin Mi

Gjiganti Kinez i elektronikës Xiaomi së fundi ka kaluar Apple për tu bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve.

Nisur nga kjo kompania beson se produktet tashmë janë mjaftueshëm të njohura dhe popullore dhe nuk kanë nevojë për brandim shtesë.

Sipas një raporti të XDA Developers, kompania do të largojë brendin “Mi” në muajt e ardhshëm ndërsa produktet e reja do të kenë vetëm emrin e Xiaomi.

“Duke filluar nga tre mujori i tretë i 2021, produktet e seritë Mi do të kenë vetëm emrin Xiaomi,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Ky ndryshim do të unifikojë prezencën globale të brendit të Xiaomi dhe të mbyllë hendekun e krijuar mes brendit dhe produkteve të tij.

Brendi Mi nuk do të largohet plotësisht dhe dyqanet do të vazhdojnë ta ruajnë. Xiaomi gjithashtu do të shesë pajisje Redmi për ata që duan të kursejnë para në blerjen e një smartfoni.

LEXO EDHE:  Rregulla të reja për operatorët e dërgesave të pakove ndërkufitare