Harduer

Xiaomi humbet terren ndërsa konkurrenca shtohet në Kinë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Gusht 2019
0
Në tre mujorin e dytë të 2019-ës Xiaomi tha se shitjet e smartfonëve u rrit në 32 milionë. Në Kinë tregu kontrollohet nga Huawei i cili zë 31% të tij sipas firmës analitike Canalys. Xiaomi humbet terren ndërsa konkurrenca shtohet në Kinë

Apple i Kinës, Xiaomi raportoi një rritje me 15% të të ardhurave në tre mujorin e fundit por nuk arriti dot pritshmëritë ndërsa më pak njerëz blenë telefonë në Kinë dhe Huawei vijoi të zgjerohej.

Të ardhurat e kompanisë ishin 7.36 miliardë dollarë për tre muajt që u mbyllën më 30 Qershor. Megjithatë analistët kishin parashikuar 7.57 miliardë dollarë të ardhura.

Fitimi i kompanisë ra me 87% në 277 milionë dollarë ndërsa analistët prisnin 387 milion dollarë.

Në tre mujorin e dytë të 2019-ës Xiaomi tha se shitjet e smartfonëve u rrit në 32 milionë. Në Kinë tregu kontrollohet nga Huawei i cili zë 31% të tij sipas firmës analitike Canalys.

Por ky i fundit thotë se shitjet e Xiaomi në Evropë u rritën me 48%. Sakaq Huawei ka gjetur mbështetje të madhe në Kinë kur shumë konsumatorë po blejnë telefonët e kompanisë pas kjo e fundi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Deutsche Telekom dhe Orange i bashkohen skeptikëve të Huawei

Lajmet e fundit>