Harduer

Xiaomi i përgjigjet Samsung me një telefon me ekran me palosje

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Gusht 2022
Për të pasur një telefon sa më të hollë, Xiaomi vendosi të sakrifikojë nga bateria e cila shkoi nga 5,020 mAh në modelin e parë Mix Fold në 4,500mAh në gjeneratën e dytë. Xiaomi i përgjigjet Samsung me një telefon me ekran me palosje

Vetëm një ditë pasi Samsung prezantoi Galaxy Z Fold 4, Xiaomi reagoi me një suprizë. Mix Fold 2 është telefoni i dytë me ekran me palosje i brendit Kinez duke surprizuar me një trashësi prej vetëm 5.4mm kur është i hapur dhe 11.2mm kur është i palosur.

Është boshti super i hollë i telefonit që bën që Mix Fold 2 të ketë një trashësi aq të vogël. Kompania e quan “micro water drop hinge”.

Për të pasur një telefon sa më të hollë, Xiaomi vendosi të sakrifikojë nga bateria e cila shkoi nga 5,020 mAh në modelin e parë Mix Fold në 4,500mAh në gjeneratën e dytë.

Siç duket Xiaomi ka besim tek efikasiteti i Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1. Ende bateria mbështet teknologjinë e shpejtë të karikimit prej 67-vat që shkon nga zero në 100 përqind në 40 minuta.

Në tërësi telefoni peshon vetëm 262 gram në vend të 317 gram që peshonte varianti i vogël. Xiaomi thotë se ka punuar në komponentë për largimin e nxehtësisë, ka integruar altoparlantët Harman Kardon, NFC Dhe sensor infra të kuqe.

Ndryshimet janë aplikuar edhe tek dy ekranet të cilët kanë raport gjerësie më të larta. Paneli i jashtëm është prodhuar nga Samsung dhe ka madhësi prej 6.56-inç me rezolucion 2,520×1,080 mbrojtur nga xhami Gorilla Glass Victus.

Ekrani në brendësi është 8.02-inç OLED prodhuar po nga Samsung me rezolucion 2,016×1,914. Të dy kanë frekuencë 120Hz dhe ndriçim prej 1,000nits së bashku me Dolby Vision dhe HDR10+.

Telefoni ka tre sensorë ambienti për një ndriçim automatik sa më të saktë. Sa i përket fotografisë, Mix Fold 2 ka një kamër 50-megapiksel kryesore, 13-megapiksel me kënd të gjerë dhe 8-megapiksel për foto portret.

LEXO EDHE:  Xiaomi publikon telefonat më të rinjë së shpejti

Në pjesën e ballore është një kamër selfie prej 20-megapiksel. Falë bashkëpunimit me Leica, Mix Fold 2 ka modalitetin “Leica Authentic” për foto sa më natyrale.

Njëlloj si çdo smartfon tjetër i rangut të lartë, Mix Fold 2 fillimisht do të shitet vetëm në Kinë. Xiaomi tha se ka punuar me Google për të optimizuar Android 12L për pajisjet me ekrane të mëdha. Nuk është e qartë nëse Mix Fold 2 do të ketë debutim ndërkombëtar.

Çmimet fillojnë nga 1,340 dollarë për 12GB RAM + 256GB memorie deri në 1,780 dollarë për 12GB RAM + 1TB memorie. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi