Harduer

Xiaomi i përgjigjet telefonit me kamër nën ekran të Oppo

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Qershor 2019
0
Presidenti i Xiaomi zgjodhi rrjetin social Kinez Weibo për të publikuar një video të Xiaomi Mi 9 me kamër frontale nën ekran. Xiaomi i përgjigjet telefonit me kamër nën ekran të Oppo

Pak orë pasi Oppo zbuloi telefonin e parë në botë me kamër nën ekran, Xiaomi u përgjigj me teknologjinë e tij.

Presidenti i Xiaomi zgjodhi rrjetin social Kinez Weibo për të publikuar një video të Xiaomi Mi 9 me kamër frontale nën ekran dhe të fshehur plotësisht pas tij.

Kjo do të thotë se versioni i ri i telefonit nuk do të ketë më as notch, as hole-punch e as kamera pop-up selfie në ekranin OLED.

Megjithatë nuk është e qartë sesi teknologjia e re e Xiaomi funksionon. Së fundi kompania ka aplikuar për një patentë e cila thuhet se mbulon funksionalitetin.

Në patentë përshkruhen dy porcione alternative ekrani të cilët lejojnë dritën të kalojë nëpër sensorin e kamerës.

Edhe pse prototipi i Xiaomi duket funksional, nuk dihet se kur telefoni do të mbërrijë në treg. Në Mars të vitit të kaluar kompania postoi një

LEXO EDHE:  Xiaomi fitim rekord, sytë drejt ekspansionit global

Lajmet e fundit>