Biznes

Xiaomi investon 10 miliardë dollarë në makinat elektrike

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Mars 2021
Pavarësisht planeve që ka, Xiaomin e pret një konkurrencë e egër nga kompani si Tesla apo edhe tradicionalë si Volkswagen dhe Toyota. Xiaomi investon 10 miliardë dollarë në makinat elektrike

Një prodhuesi i madh i smartfonëve do të hyjë në botën e makinave elektrike dhe nuk është Apple. Gjiganti Kinez Xiaomi ditën e Marte zbuloi një investim me vlerë prej 10 miliardë dollarë dekadën e ardhshme duke nisur një filial i cili do të prodhojë makina elektrike.

Xiaomi është një prej prodhuesve më të mëdhenj një botë i të smartfonëve por gjithashtu prodhon edhe pajisje të tjera për shtëpitë inteligjente si kamera sigurie, llampa inteligjente, orë inteligjente, skuterë e madje furça dhëmbësh.

Kompania nuk ofroi detaje rreth strategjisë për të hyrë në industrinë e automobilave. Pavarësisht planeve që ka, Xiaomin e pret një konkurrencë e egër nga kompani si Tesla apo edhe tradicionalë si Volkswagen dhe Toyota.

Spekulimet janë shumë edhe për përfshirjen e Apple. Në dekadën e ardhshme përllogaritet e industria e makinave elektrike vlen 5 trilionë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bill Gates e lavdëron, kemi nevojë për më shumë njerëz si Elon Musk

Tags >

Xiaomi