Harduer

Xiaomi ka në plan jo 1 por 4 telefonë me kamër 108-megapiksel

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Shtator 2019
0
Xiaomi do të jetë kompania e parë që do të shesë një pajisje me këtë kamër dhe deri më sot spekulimet na kanë çuar drejt Mi Mix 4 që debuton në Tetor. Xiaomi ka në plan jo 1 por 4 telefonë me kamër 108-megapiksel

Muajin e kaluar Samsung prezantoi sensorin më të madh të një kamere për smartfonët, modelin 108-megapiksel 1/1.33 ISOCELL Birght HMX.

Xiaomi do të jetë kompania e parë që do të shesë një pajisje me këtë kamër dhe deri më sot spekulimet na kanë çuar drejt Mi Mix 4 që debuton në Tetor.

Megjithatë sipas XDA Developers, kompania Kineze në fakt po punon në katër smartfonë të ndryshëm që do të ketë kamerën 108-mgapiksel. Emri i koduar i tyre është “tucana,” “draco,” “umi,” dhe “cmi.”

Edhe pse sensori është 108-megapiksel, ai do të realizojë foto në 27-megapiksel duke kombinuar katër pikselë në një për të thithur më shumë dritë.

Sensori 108-megapiksel u prezantua muajin e kaluar dhe ashtu si Sony, kompania nuk ka vendosur ta sjellë tek telefonët e saj menjëherë. Kompania vetëm pak ditë më parë prezantoi një telefon me kamër 48-megapiksel, madje as me sensorin tjetër 64-megapiksel të Samsung.

Në lidhje me telefonët Xiaomi nuk ka informacion se kush do të jenë me përjashtim që kanë markën e gjigantit Kinez. Pyetja është sa do të ndikojë një kamër e tillë në çmimin e smartfonëve? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e njohjes së fytyrës dështon në 42 modele telefonësh

Lajmet e fundit>