Harduer

Xiaomi Mi 9 Pro është një flagship buxhetor me 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shtator 2019
0
I pari karikon telefonin plotësisht pë 48 minuta ndërsa i dyti për 69 minuta thotë kompania. Gjithashtu Mi 9 Pro 5G mund të karikojë aksesorë të tjerë përmes teknologjisë së kundërt 10W. Xiaomi Mi 9 Pro është një flagship buxhetor me 5G

Xiaomi prezantoi ditën e sotme Mi 9 Pro 5G, një variant të ri të telefonit Mi 9 me procesor më të shpejtë, konektivitet më të mirë dhe teknologji karikimi më të avancuar.

Telefoni bazohet në procesorin Snapdragon 855+ me 8 ose 12GB RAM dhe ka ekran 6.4-inç 1080p OLED si sigurisht një modem 5G që Xiaomi thotë se ofron mbulim “të plotë.”

Mi 9 Pro vjen me teknologjinë e karikimit të shpejtë 40W përmes kabllove dhe 30W përmes teknologjisë wireless.

I pari karikon telefonin plotësisht pë 48 minuta ndërsa i dyti për 69 minuta thotë kompania. Gjithashtu Mi 9 Pro 5G mund të karikojë aksesorë të tjerë përmes teknologjisë së kundërt 10W.

Sistemi i kamerave duket i pandryshueshëm krahasuar me Mi 9: një sensor kryesor 48-megapiksel, dytësore 16-megapiksel super i gjerë dhe një sensor i tretë 12-mgeapiksel telefoto.

Mi 9 Pro 5G kushton 520 dollarë, 535 dollarë, 575 dollarë dhe 605 dollarë respektivisht për modelet 8GB RAM+128GB memorie, 8GB RAM+256GB memorie, 12GB RAM+256GB memorie dhe 12GB RAM+512GB memorie. Karikuesi wireless 30W do të shitet veçmas për 20 dollarë ndërsa telefoni del në shitje fillimisht në Kinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Austria miraton ligjin që vret anonimitetin online

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>