Harduer

Xiaomi mund të sjell një smartfon të ri në fillim të shtatorit

Publikuar , 11 Gusht 2013
0
Xiaomi mund të sjell një smartfon të ri në fillim të shtatorit

xiaomiSiç duket, prodhuesi kinez i smartfonëve Xiaomi është duke u munduar që të futet furishëm në garën për të zënë sa më tepër treg në kohën kur ka fituar popullaritet të shpejti në Kinë pas zbulimit të telefonit të vet Hongmi, me çmimin 130 dollarë.

Dy javë më parë, raportet kanë qarkulluar duke treguar që ndërmarrja mund të jetë në prag të paraqitjes së telefonit të vet Mi-3 të aprovuar nga agjencia qeveritare, telefon ky i cili mund të lëshohet gjatë muajit të ardhshëm.

Të gjithë smartfonët e importuar në Kinë duhet të certifikohen për të përdorur rrjetet pa kabllo dhe një raport nga një media kineze KA treguar që një smartfon i paraqitur nga Xiaomi, që është i përshtatshëm për rrjetin 3G të Kinës – TD-SCDMA – është listuar në uebfaqen e rregullatorit të pajisjeve të radio komunikimit, TENAA.

Përveç telefonit Hongmi, asnjë telefon tjetër i Xiaomi nuk e mbështet T-DSCDMA, dhe duke e ditur që Hongmi ishte listuar ndaras në uebfaqe, kjo e shton dëshminë që telefoni tjetër duhet të jetë Mi-3.

Mi-3 i “dyshuar” nuk është pajisur ende me një licencim të rrjetës, kështu që në vend se të pritet data e lëshimit më 16 gusht kur Xiaomi është duke e mbajtur një ngjarje, telefoni do të mund të lëshohej në fillim të shtatorit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Franca nuk u "lëshon pe" aseteve kriptografike

Lajmet e fundit>