Blog

Xiaomi nuk ndalet së rrjepuri idetë e Apple

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2019
0
Flagshipi më i fundit i kompanisë, Mi 9 ka vjedhur në mënyrë flagrante idenë e Apple. Xiaomi as që i shkon në mendje të vendosë të paktën një sfond tjetër por të njëjtën dunë prej rëre. Xiaomi nuk ndalet së rrjepuri idetë e Apple

Sfondi kryesor i Apple macOS Mojave është një foto ku shfaqen duna rëre në shkretëtirë. Sfondi ndryshonte sipas orës së ditës ku natën të tregon skenë të errët të dunave dhe ditën skenë të ndriçuar.

Ishte një detaj interesant dhe shumë realistik. Megjithatë nuk jemi këtu për të folur për atë çfarë Apple ka bërë por nga akti i Xiaomi.

Flagshipi më i fundit i kompanisë, Mi 9 ka vjedhur në mënyrë flagrante idenë e Apple. Xiaomi as që i shkon në mendje të vendosë të paktën një sfond tjetër por të njëjtën dunë prej rëre.

Të paktën ka shtuar numrin e ngjyrave të sfondit por që nuk i jep ndonjë meritë të veçantë punës që ka bërë.

Në fakt kompania Kineze shquhet për kopjimet që i bën harduerëve dhe softuerëve të Apple.

Por përtej një sfondi, Xiaomi ka kopjuar vazhdimisht Apple duke na bërë të dyshojmë tek aftësia e saj për tu mbështetur tek krijimet dhe idetë e veta.

Nëse Xiaomi nuk i beson Xiaomit dizajnimin e një telefoni pa kopjuar Apple, atëherë pse ne, konsumatorët, duhet ta bëjmë?

Në disa raste ka kuptim të kopjosh diçka nga një rival nëse është shndërruar në një ndërveprim universal. Mund të kujtojmë rastin kur Twitter ndryshoi butonin “favorite” në “like” dhe Dorsey tha këtë justifikim. Por Xiaomi nuk bën asgjë ndryshe. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen arkitekti i Avast Vince Steckler

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>