Harduer

Xiaomi parakalon Apple për tu bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Korrik 2021
Kompania Kineze postoi një rritje të shitjeve prej 83% krahasuar me 15% të Samsung dhe 1% të Apple. Xiaomi parakalon Apple për tu bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve

Prodhuesi i smartfonëve Kinezë Xiaomi ishte i dytë në botë për nga volumi i smartfonëve të shitur në tre mujorin e dytë të 2021, duke parakaluar kështu gjigantin e iPhone sipas firmës Canalys.

Xiaomi kishte 17% të tregut global të smartfonëve, përpara Apple me 14% dhe pas Samsung me 19%.

Kompania Kineze postoi një rritje të shitjeve prej 83% krahasuar me 15% të Samsung dhe 1% të Apple.

Tashmë synimi i Xiaomi është segmentin i smartfonëve të rangut të lartë. Në fillim të vitit lançoi Mi 11 Ultra, një smartfon premium me çmim fillestar prej 928 dollarësh.

Me këtë çmim Xiaomi vendoset përballë Apple dhe Samsung në segmentin premium edhe pse rivalët Oppo dhe Vivo po fitojnë terrent në Kinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bllokoi Face ID e riparuar nga dyqane të paautorizuara, Apple tërhiqet