Harduer

Xiaomi paraqet smartfonin e ri Mi 4

Publikuar , 22 Korrik 2014
0
Xiaomi paraqet smartfonin e ri Mi 4

Lei Jun, founder and CEO of China's mobile company Xiaomi, shows new features at launch ceremony of Xiaomi Phone 4 in BeijingKompania kineze Xiaomi gjatë të martës zbuloi smartfonin e saj të ri Mi 4, që është synuar të jetë konkurrent i fuqishëm në tregun që dominohet nga pajisjet e prodhuara nga kompania Apple dhe Samsung.

Mi 4 do të përmbajë një procesor Snapdragon 801 prej 2.5 GHz dhe një ekran prej 5 inç, 1080p, tha Lei Jun, që është shefi ekzekutiv i Xiaomi-it, në një aktivitet të organizuar në Pekin.

E themeluar nga Lei në vitin 2010, kompania Xiaomi përpiqet të zvogëlojë çmimet e pajisjeve mobile duke iu shmangur dyqaneve lokale, në favor të shpërndarjes së bazuar në ueb dhe marketingut të bërë nëpërmjet gjuhës së folur.

Xiaomi ka qenë mjaft e suksesshme në të kaluarën, duke prodhuar smartfonë të cilët janë shitur në numër të madh, ku vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2014 ka shitur 26.7 milionë smartfonë. (PCWorldAlbanian)

LEXO EDHE:  Redmi 7 sjell dy kamera dhe bateri 4,000 për 100 dollarë

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>