Harduer

Xiaomi pas 3 vitesh ringjall smartfonët Mi Mix

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Gusht 2021
Ekrani i Mix 4 ka një dendësi prej 400ppi në hapësirën e kamerës dhe Xiaomi thotë se nuk ka asnjë dallim me pjesën tjetër. Kamera është 20-megapiksel ndërsa ekrani 6.67-inç 120Hz është një panel OLED 1080p i lakuar. Xiaomi pas 3 vitesh ringjall smartfonët Mi Mix

Xiaomi prezantoi Mix 4, telefonin e parë në seritë Mi Mix pas pothuajse tre vitesh. Telefonët Mi Mix ka pasur gjithnjë teknologji revolucionare me ekrane pa korniza dhe Mix 4 vijon këtë trend duke komercializuar një teknologji të re.

Me këtë smartfon Xiaomi solli kamerën selfie të fshehur nën ekran. Xiaomi e quan CUP (Camera Under Panel) dhe është e ngjashme me kamerat selfie që kemi parë nga kompani të tjera si Oppo dhe ZTE.

Ekrani i Mix 4 ka një dendësi prej 400ppi në hapësirën e kamerës dhe Xiaomi thotë se nuk ka asnjë dallim me pjesën tjetër. Kamera është 20-megapiksel ndërsa ekrani 6.67-inç 120Hz është një panel OLED 1080p i lakuar.

Xiaomi thotë se për zhvillimin e teknologjisë janë investuar 77 milionë dollarë, 60 patenta dhe pesë vite punë.

Mix 4 është smartfoni i parë me procesorin e ri të Qualcomm, Snapdragon 888 Plus, që ka një performancë të shtuar krahasuar me 888 falë frekuencës prej 3Ghz. Procesori shoqërohet nga 8 ose 12GB RAM dhe 128, 256 dhe 512GB memorie.

Sistemi i kamerave të pasme përmban një sensor 108-megapiksel të Samsung dhe performancë thuajse identike me Mi 11. Sensori me kënd super të gjerë është 13-megapiksel ndërsa telefoto është 8-megapiksel periskop 5x.

Së fundi Mix 4 ka një bateri prej 4,500 mAh që karikohet me 120W me kabëll dhe 50W me wireless. Xiaomi thotë se bateri karikohet plotësisht për 15 minuta.

Smartfoni fillon nga 770 dollarë për modelin bazë 8GB RAM/128GB memorie deri në 970 dollarë për 12GB RAM/512GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i Nju Jorkut do të marrë pagën në Bitcoin