Harduer

Xiaomi Phone 2 hidhet në treg me Jelly Bean

Publikuar , 18 Gusht 2012
0
Xiaomi Phone 2 hidhet në treg me Jelly Bean

I prezantuar në Pekin, Xiaomi Phone 2 përbën shumicën e gjërave me të cilat jemi ndeshur edhe më parë: paraqitja prej 4.3 inçësh 720 IPS nga Sharp, çipi katër-bërthamor Snapdragon S4 Pro APQ8064 S4, 2GB RAM dhe 16GB kujtesë.

Për ta fuqizuar këtë bishë, Xiaomi ofron një bateri prej 2,000mAh, por ju mund të blini një version prej 3,000mAh nëse nuk ju pengon trashësia ekstra prej 2mm në telefon.

Sa për fotografi, merrni një kamerë të përparme 28 mm prej 2 megapikselësh së bashku me një kamerë 27mm F2.0 prej tetë megapikselësh BSI në pjesën e pasme.

Lajmet e mira nuk përfundojnë me kaq. Në anën softuerike, Xiaomi ka vendosur të kalojë drejtpërdrejt tek Android Jelly Bean për MIUI ROM të telefonit, që po ashtu bart disa veçori të veta.

Për të përmendur disa: siguria e përmirësuar, gjetësi i telefonit, ndihmësi me zë në gjuhën kineze (siç duket me 85 përqind saktësi në të kuptuar), ndërfaqe më interaktive dhe 5GB të shërbimit të ngarkimit në cloud.

Siç mund ta shihni, e gjithë kjo do t’ju kushtojë 310 dollarë – po aq sa kushtonte Xiaomi Phone i lançuar në të njëjtën kohë gjatë vitit të kaluar – kur të hidhet në treg në muajin tetor dhe kompanitë telefonike lokale si China Unicom dhe China Telecom do të ofrojnë pajisjen DC-HSPA+ me çmim të reduktuar. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  iOS 13 sjell një lajm për keq për besnikët e Apple

Lajmet e fundit>