Harduer

Xiaomi planifikon një telefon me kamër 108-megapiksel

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Gusht 2019
0
Ndërsa sensori 64-megapiksel ka përmirësuar ndjeshëm performancë në dritë të pakët krahasuar me atë 48-megapiksel, jo medoemos do të ndodhë e njëjta gjë me sensorin 108-megapiksel. Xiaomi planifikon një telefon me kamër 108-megapiksel

Krejt papritmas sensori 64-megapiksel duket i vjetruar. Xiaomi zbuloi se jo vetëm që do të përdorë një sensor 64-megapiksel tek një telefon i ardhshëm Redmi, por në të ardhmen e afërt edhe një sensor 108-megapiksel super të qartë Samsung ISOCELL.

Ky sensor mund të prodhojë imazhe 12,032×9,024 piksel. Ky është rezolucioni që zakonisht merrni nga kamerat e formatit të mesëm jo telefoni në xhepin tuaj.

As Xiaomi e as Samsung nuk kanë hyrë në detaje të sensorit. Ndërsa sensori 64-megapiksel ka përmirësuar ndjeshëm performancë në dritë të pakët krahasuar me atë 48-megapiksel, jo medoemos do të ndodhë e njëjta gjë me sensorin 108-megapiksel.

Vetëm nëse është fizikisht më i madh, do të reduktojë dritën që hyn për çdo piksel. Në kushte me dritë të bollshme, kamera do të prodhon foto me detajim fenomenal. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  30 miliardë dollarë të investuara dhe shumica e ICO-ve nuk kane dhënë asgjë

Lajmet e fundit>