Lajmet

Xiaomi prezantoi dy telefon të rinj, njëri me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Sep 19 2018
0 Shpërndarje
Ekrani është OLED, GPS me dy frekuenca, kamera e pasme me dy sensorë 12+12 megapiksel dhe skaner me rreze infra të kuqe. Xiaomi prezantoi dy telefon të rinj, njëri me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran Photo Source: Xiaomi

Xiaomi prezantoi dy anëtarë të rinj të familjes Mi 8, Mi 8 Screen Fingerprint dhe Mi 8 Youth Edition.

Mi 8 Fingerprint Edition vjen me procesor Snapdragon 845, 6GB ose 8GB RAM dhe 128GB memorie.

Telefoni gjithashtu vjen me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran prej edhe nga merr emrin.

TË NGJASHME >

Ekrani është OLED, GPS me dy frekuenca, kamera e pasme me dy sensorë 12+12 megapiksel dhe skaner me rreze infra të kuqe.

Çmimi i tij fillon nga 467 dollarë për modelin 6GB dhe 128GB dhe 525 dollarë për modelin 8GB dhe 128GB.

Sakaq Mi 8 Youth Edition është një version buxhetor i Mi 6. Këtë e dëshmon procesori Snapdragon 660 në vend të Snapdragon 845.

Kamera e pasme ka dy sensorë 12+5 megapiksel ndërsa frontale 24 megapiksel.

Ndryshe nga vëllai i madh, Mi 8 Youth Edition ka ekran 6.26-inç LCD dhe jo OLED. Skaneri i shenjave të gishtërinjve gjendet në pjesën e pasme.

Telefoni fillon nga 204 dollarë për modelin 4GB RAM/64GB, 248 dollarë për modelin 6GB/64GB dhe 292 dollarë për modelin 6GB/128GB. /PCWorld Albanian

Ekrani i Mi 8 Fingerprint Edition është OLED, GPS me dy frekuenca, kamera e pasme me dy sensorë 12+12 megapiksel dhe skaner me rreze infra të kuqe.

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>