Harduer

Xiaomi prezantoi dy telefonë të rinj me në fokus fotografinë

Publikuar , 02 Nëntor 2017
0
Gjithashtu sistemi operativ ofron animacione të reja, fuqi të reja edituese të fotove, sistem njoftimesh më të mirë dhe ndarjen e ekranit për dy aplikacione. Xiaomi prezantoi dy telefonë të rinj me në fokus fotografinë

Në një aktivitet ditën e sotme, Xiaomi prezantoi serinë e re të telefonëve Redmi Y të cilët në fokus kanë kamerën dhe fotografinë.

Redmi Y1 ka një kamër të frontale 16 megapiksel me një dritë LED. Ndërfaqja MIUI 9 e Android përshtatur nga Xiaomi sjell më shumë stabilitet, performancë më të lartë dhe hapje aplikacionesh më shpejtë.

Gjithashtu sistemi operativ ofron animacione të reja, fuqi të reja edituese të fotove, sistem njoftimesh më të mirë dhe ndarjen e ekranit për dy aplikacione.

Sipas Xiaomi, MIUI 9 është po aq i shpejtë sa edhe Android Stock. Megjithatë kjo ndërfaqje është kritikuar vazhdimisht si e “rëndë” dhe që ndikon në performancën e telefonit në terësi, kryesisht ato buxhetorë.

Specifikat e Redmi Y1

  • Ekran: 5.5 inç 1280×720
  • Procesor: Qualcomm Snapdragon 435 me tetë bërthama dhe frekuencë 1.4 Ghz
  • RAM: 3/4GB
  • Memoria: 32/64GB + microSD deri në 128GB
  • Kamera frontale: 16 megapiksel f/2.0
  • Kamera e pasme: 13 megapiksel
  • Bateria: 3,080 mAh
  • Përmasat: 153 x 76.2 x 7.7 mm
  • Pesha: 153 gram
  • Sistemi Operativ: Android Nougat 7.1.2

Redmi Y1 do të kushtojë 170 dollar.

Kompania gjithashtu prezantoi edhe një telefon të ri, Redmi Y1 Lite i cili kushton 115 dollar.

Specifikat e Redmi Y1 Lite

  • Ekran: 5.5 inç 1280×720
  • Procesor: Qualcomm Snapdragon 425 me katër bërthama
  • RAM: 2GB
  • Memoria: 16GB + microSD deri në 128GB
  • Kamera e Pasme 13 megapiksel
  • Bateria: 3,080 mAh
  • Pesha: 150 gram
LEXO EDHE:  Del në shitje smartfoni që e bën Galaxy S20 të duket mikroskopik