Harduer

Xiaomi prezanton atletet inteligjente

Publikuar , 16 Prill 2018
0
Brendësia e atleteve është e përbërë nga elementë të cilët eliminojnë problemet e takimit të shputës së këmbës me tokën. Xiaomi prezanton atletet inteligjente

Atletet quhen Amazfit Antelope Light Sport dhe kushtojnë vetëm 25€. Masin hapat tuaja dhe shumë statistika të tjera. Për momentin janë të disponueshme vetëm në Kinë. Janë të pajisura me sensorë të integruar.

Xiaomi njihet në botë si një nga kompanitë që ofron raportin më të mirë cilësi-çmim. Megjithatë, nuk është limituar vetëm në prodhimin e telefonave, madje ka eksploruar industri të tjera siç është rasti i atleteve, por nga burime të ndryshme thuhet se është duke tentuar të blejë kompaninë e famshme GoPro.

Brendësia e atleteve është e përbërë nga elementë të cilët eliminojnë problemet e takimit të shputës së këmbës me tokën.

Atletet janë ergonomike dhe të prodhuara në atë mënyrë që tu përshtaten çdo lloj terreni. Brenda atleteve ndodhet një chip Mija Smart core 2 i ndërtuar për të gjurmuar hapat, distancat dhe kaloritë e harxhuara. Për momentin janë të disponueshme vetëm në Kinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prodhon telefonët me radioaktivitetin më të ulët, Apple, Huawei dhe Xiaomin më të lartin

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>