Harduer

Xiaomi prezanton javën e ardhshme një prej telefonëve më të bujshëm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Janar 2020
0
Aktualisht kjo markë ka vetëm një smartfon, Poco F1, modelin super buxhetor i cili solli parametrat e smartfonëve më të mirë për 300 dollarë. Xiaomi prezanton javën e ardhshme një prej telefonëve më të bujshëm

Gjiganti Kinez i prodhimit të smartfonëve Xiaomi bëri të ditur se nën-marka e telefonëve buxhetorë Poco tashmë është një kompani më vete.

Aktualisht kjo markë ka vetëm një smartfon, Poco F1, modelin super buxhetor i cili solli parametrat e smartfonëve më të mirë për 300 dollarë.

Pritur prej kohësh tashmë ka ardhur momenti për një pasardhës dhe kompania bëri të ditur se ai vjen më 4 Shkurt.

Sipas informacioneve të XDA, Poco X2 do të ketë ekran me frekuencë 120Hz dhe ftohje të lëngshme të telefonit. Nga imazhet e publikuara, Poco X2 ngjan më shumë si një Redmi K30.

Poco X2 vjen me procesorin Snapdragon 730G, 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme. Bateria prej 4,500 mAh do të karikohet me teknologjinë 27W. Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar dhe detajet e plota do ti mësojmë pas 1 jave.

Telefoni i parë i kësaj marke bëri bujë sepse kishte procesorin dhe memorien RAM që zakonisht e gjeni në një smartfon të rangut të lartë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Presion në rritje ndaj kompanive të rrjeteve sociale

Lajmet e fundit>