Harduer

Xiaomi prezanton smartfonin inovativ me ekran me palosje

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Mars 2021
Kamera kryesore 108-megapiksel shoqërohet nga një kamër 13-megapiksel me kënd super të gjerë 123 gradë dhe një sensor macro 8-megapiksel. Xiaomi prezanton smartfonin inovativ me ekran me palosje

Xiaomi prezantoi smarfonin e parë me ekran me palosje nën brendin Mix. Pajisja shënon rikthimin e serive Mi Mix që Xiaomi i përdor për të treguar inovacionet më të fundit.

Smartfoni ka një numër veçorish inovative dhe ndër të parat që mbërrijnë në një smartfon si katër altoparlantë. Dizajni është i ngjashëm me Galaxy Z Fold.

Ekrani AMOLED i jashtëm me madhësi prej 6.52-inç ka frekuencë rifreskimi prej 90Hz. Hapja e telefoni paraqet një ekran OLED 8.01 me rezolucion 2480 x 1860 piksel.

Ky ekran është i zakonshëm me frekuencë rifreskimi prej 60Hz dhe shkëlqim prej 900nits. Xiaomi thotë se është ekrani më i madh në një smartfon me palosje.

Ekrani i smartfonit thotë Xiaomi se i reziston 200 mijë palosjeve pa asnjë problem.

Së fundi Mi Mix Fold është i pari telefon me procesorin Surge C1 prodhuar nga vetë Xiaomi. Në të vërtetë është një procesor imazhi (ISP) që kompanisë janë dashur 2 vite për ta zhvilluar.

Kompania premton më autofokus më të saktë, balancim të ngjyrave, ekspozim automatik dhe cilësisë duke përmirësuar cilësinë në tërësi.

Kamera kryesore 108-megapiksel shoqërohet nga një kamër 13-megapiksel me kënd super të gjerë 123 gradë dhe një sensor macro 8-megapiksel.

Në brendësi gjendet çipi Snapdragon 888, 12 ose 16GB RAM dhe 256 ose 512GB memorie. Së fundi bateria prej 5,027 mAh karikohet me 67W plotësisht për 37 minuta.

Çmimi i smartfonit nis nga 1,500 dollarëpër variantin bazë deri në 2000 dollarë për modelin e shtrenjtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia super e shpejtë e karikimit wireless një realitet në 2021

Tags >

Xiaomi