Harduer

Xiaomi prezanton smartfonin që nuk njeh rival në çmim dhe performancë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Mars 2020
0
Smartfoni është rezistent ndaj ujit me certifikimin IP53. Ekrani prej 6.7-inç ka rezolucion 1080p 60Hz OLED. Në aspektin e konektivitetit smartfoni vjen me Wi-Fi 6, Bluetooth 5.1, NFC. Xiaomi prezanton smartfonin që nuk njeh rival në çmim dhe performancë

Xiaomi prezantoi ditën e sotme në Kinë smartfonin më të ri, kampionin e çmimit Redmi K30 Pro i cili ofron shumë fuqi për pak para.

Një pasardhës i K20 Pro, i cili jashtë Kinës njihet edhe si Mi 9T Pro, modeli K30 Pro vjen me procesorin Snapdragon 865, teknologjinë 5G, katër kamera të pasme dhe kamër selfie 20-megapiksel.

Sistemi i kamerave përbëhet nga një sensor 64-megapiksel kryesor, 13-megaiksel me kënd të gjerë, 2-megapiksel sensor thellësie dhe 5-megapiksel telefoto. Xiaomi gjithashtu do të shesë edhe një variant K30 Pro Zoom me 8GB RAM dhe zmadhim hibrid(optik+dixhital) prej 30x.

Tipare të tjera të smartfonit janë 6GB RAM LPDDR5, 256GB memorie UFS 3.1, video-regjistrim 8K, bateri 4,700 mAh dhe teknologji karikimit të shpejtë 33W USB-C.

Smartfoni është rezistent ndaj ujit me certifikimin IP53. Ekrani prej 6.7-inç ka rezolucion 1080p 60Hz OLED. Në aspektin e konektivitetit smartfoni vjen me Wi-Fi 6, Bluetooth 5.1, NFC.

K30 Pro del në shitje në Kinë. Në Evropë versioni mund të shitet nën emrin Mi 10T. Fillon nga 425 dollarë për modelin 6GB RAM dhe 128GB memorie dhe shkon deri në 565 dollarë për modelin K30 Pro Zoom me 8GB RAM dhe 256GB memorie. Ende këto çmime janë shumë më të ulëta sesa një flagship i Samsung apo Apple. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung fitime rekord gjatë pandemisë