Harduer

Xiaomi prezanton telefonin e dytë pa skaje, Mi Max 2

Publikuar , 26 Maj 2017
0
Xiaomi prezanton telefonin e dytë pa skaje, Mi Max 2

Xiaomi bëri bujë kur lançoi telefonin Mi Max, një telefon pa skaje, ndërsa sot kemi një pasardhës së tij.

I quajtur Mi Max 2, telefoni u prezantua në Pekin të Enjten me çmim fillestar 247 dollar. Ai do të shitet duke filluar nga data 1 Qershor.

Xiaomi pretendon se ka shitur 3 milion njësi të modelit origjinal Mi Max i cili më tepër se asgjë ishte një koncept. Karakteristika kryesore e modelit të dytë është bateri gjigande prej 5,300 mAh për të cilën kompani thotë se mban 2 ditë të plota.

Gjithashtu kompania pretendon se telefoni ngarkohet në 68% brenda një orë ndërsa kapaciteti i plotë i tij siguron 18 orë shikim video dhe 57 orë thirrje.

Mi Max 2 ka trup prej metali dhe ekran 6.44 inç. Ka 4GB RAM dhe 64GB ose 128GB memorje të brendshme. Pajisja karakterizohet nga një kamër e pasme 12 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel. Gjithashtu janë përfshirë një skaner të shenjave të gishtërinjve dhe një boks stereo.

Të gjitha këto komponentë fuqizohen nga model Qualcomm Snapdragon 625 i procesorëve. Ende nuk ka një datë ndërkombëtare të debutimit por nisur nga popullariteti i të parit kompania me patjetër duhet të ketë plane të tilla ekspansioniste. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kina i shpreh pakënaqësi ambasadorit amerikan për arrestimin e shefes së Huaweit

Lajmet e fundit>