Harduer

Xiaomi prezanton telefonin e shumëpritur

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2020
0
Sa i përket baterisë Xiaomi ka paketuar një kapacitet prej 5,000 mAh por me një kosto sepse Mi 10 Pro është 9.33mm i hollë nga 9mm që ishte modeli i kaluar dhe peshon 218 gram. Xiaomi prezanton telefonin e shumëpritur

Xiaomi prezantoi sot Mi 10T Pro, flagshipin më të fundit. Telefoni është pjesë e strategjisë së Xiaomi për të pasur një flagship të vërtetë me një model të përmirësuar drejt fundit të vitit.

Mi 9T Pro ishte një prej telefonëve më me leverdi të 2019-ës dhe pritshmëritë për Mi 10T Pro janë po të njëjta.

Ato që dallojnë telefonin e ri janë ekrani 6.67-inç 1080p 20:9 LCD me frekuencë rifreskimi prej 144Hz. Frekuencë të tillë e prisni vetëm nga një monitor i rangut të lartë gaming dhe smartfon gaming.

Duke qenë se ekrani ka panel LCD, sensori i skanerit të shenjtave të gishtërinjve është i integruar në butonin e ndezjes dhe jo ekran.

Sa i përket baterisë Xiaomi ka paketuar një kapacitet prej 5,000 mAh por me një kosto sepse Mi 10 Pro është 9.33mm i hollë nga 9mm që ishte modeli i kaluar dhe peshon 218 gram.

Në kuti Xiaomi ka përfshirë një karikuesi 33W USB-C. Pjesa tjetër e specifikave është ajo që prisni nga një flagship, Snapdragon 865, modem 5G, 8GB RAM dhe memorie 128 ose 256GB.

Kamera selfie ka një madhësi prej 20-megapiksel. Sa i përket kamerës së pasme, Xiaomi ka bërë një tjetër lëvizje të madhe. Sensori kryesor është 108-megapiksel.

Krahasuar me Mi 10 Pro, variantit “T” i mungon ekrani OLED. Xiaomi do të shesë edhe një variantet Mi 10T Lite me 6GB RAM, procesor Snapdragon 865G, bateri 4,820 mAh dhe ekran 120Hz. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Translate vjen me një opsion të ri unik

Tags >

Xiaomi