Harduer

Xiaomi prezanton telefonin e shumëpritur

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shkurt 2020
0
Në Verën e 2018-ës Xiaomi lançoi një markë të re të quajtur Poco me synimin për të ofruar smartfonë me harduerin e një flagshipi në çmimin më të ulët të mundshëm. Xiaomi prezanton telefonin e shumëpritur

Marka e cila u shkëput nga Xiaomi prezantoi telefonin e dytë pasi modelit të parë që bëri bujë vitin e kaluar. Poco X2 vjen për të pasur modelin shumë popullor Pocophone F1.

Është një tjetër përpjekje e kompanisë për të sjellë produkte të cilësisë së lartë në një çmim ekstremisht konkurrues.

Në Verën e 2018-ës Xiaomi lançoi një markë të re të quajtur Poco me synimin për të ofruar smartfonë me harduerin e një flagshipi në çmimin më të ulët të mundshëm.

Poco F1 kishte procesor Snapdragon 845 dhe kushtonte më pak se 300 dollarë. Poco X2 është thuajse identik me modelin e lëshuar së fundi Redmi K30 pas suksesit të K20 Pro (Mi 9T Pro në Evropë.)

Poco X2 ka procesor Snapdragon 730G, ekran 6.67-inç 20:9, ekran 1080p LCD me frekuencë rifreskimi 120Hz, bateri 4,500 mAh dhe karikim 27W. Telefoni karikohet me USB-C, ka një portë kufjesh 3.5mm dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve të integruar në butonin e ndezjes.

Kamera ka një sensor 64-megapiksel prodhues nga Sony shoqëruar nga një me kënd të gjerë 8-megapiksel, një makro 2-megapiksel dhe një sensor thellësie 2-megapiksel.

Kamera selfie ka sensor 20-megapiksel shoqëruar nga një i dytë thellësie 2-megapiksel.

Çmimi

Ky është detaji më interesant i telefonit. Poco X2 me 6GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme kushton 225 dollarë ndërsa modeli me 8GB RAM dhe 256GB memorie 281 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S9 dhe Note 9 marrin Android 10 që nga java e ardhshme

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>