Harduer

Xiaomi prezanton telefonin me kamër 108-megapiksel

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Nëntor 2019
0
Telefoni vjen me Android 9 në formën e Xiaomi MIUI  11. Kostoja e tij fillon nga 400 dollarë për modelin 6GB RAM dhe 128GB memorie dhe 443 dollarë për modelin 8GB RAM dhe 256GB memorie. Xiaomi prezanton telefonin me kamër 108-megapiksel

Prej muajsh Xiaomi ka hedhur idenë e një telefoni me kamër me rezolucion të lartë dhe tashmë është materializuar në formën e CC9 Pro, telefoni i parë i kompanisë me kamër 108-megapiksel.

CC9 Pro vjen me 5 kamera të pasme: një lente 108-megapiksel me kënd të gjerë, një lente 5-megapiksel telefoto me zmadhim optik 5x, një lente 12-megapiksel telefoto dizajnuar për fotot portret, një lente 20-megapiksel super e gjerë me fushëpamje 117-gradë dhe një lente 2-megapiksel macro për foto të afërta.

Gjithashtu është implementuar edhe një lente 32-megapiksel në pjesën frontale të telefoni në dizajnin teardrop.

Sensori 108-megapiksel është ndërtuar nga divizioni ISOCELL i Samsung në bashkëpunim me Xiaomi. Përmasat e tij 1/1.33-inç janë të mëdha. Sensori realizon foto 27-megapiksel që kombinon 4 piksela në një. Por ekziston një opsion për të kapur edhe imazhe 108-megapiksel nëse dëshironi.

Duke lënë kamerën mënjanë, pjesa tjetër e CC9 Pro përbëhet nga një ekran AMOLED 6.47-inç me skaner të shenjave të gishtërinjve nën të, një procesor Qualcomm Snapdragon 730G dhe bateri 5,260mAh. Madje ka edhe një portë kufjesh 3.5mm.

Telefoni vjen me Android 9 në formën e Xiaomi MIUI  11. Kostoja e tij fillon nga 400 dollarë për modelin 6GB RAM dhe 128GB memorie dhe 443 dollarë për modelin 8GB RAM dhe 256GB memorie. Xiaomi do të shesë edhe një variant Premium Edition i cili do të kushtojë 500 dollarë me një sistem kamerash edhe më të avancuar.

CC9 Pro është në shitje në Kinë nga dita e nesërme ndërsa një debutim ndërkombëtar mbetet për tu mësuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy A90 është telefon i rangut të mesëm me specifika të rangut të lartë

Lajmet e fundit>