Harduer

Xiaomi pritet të prezantojë smartfonin Mi5 në panairin e teknologjisë CES

Publikuar , 03 Dhjetor 2014
0
Xiaomi pritet të prezantojë smartfonin Mi5 në panairin e teknologjisë CES

Xiaomi-to-launch-the-Mi5-during-CES-2015-ReportNë muajin e ardhshëm një sërë kompanish të mëdha teknologjike në të gjithë botën do të mblidhen në Las Vegas për të prezantuar pajisjet e tyre më të reja në botën e teknologjisë. Një nga panairet më të mëdha në botë që i përket kësaj fushe është CES 2015, i cili do të zhvillohet në javën e parë të janarit dhe pritet të prezantohen disa pajisje të reja teknologjike.

Një nga kompanitë që pritet të marrë pjesë është edhe Xiaomi. Bëhet e ditur që kompania do të prezantojë telefonin e saj të ri inteligjent gjatë kësaj konference. Sipas disa burimeve të brendshme në kompaninë kineze, bëhet e ditur se Xiaomi do të prezantojë një smartfon të quajtur Mi5, në panairin CES 2015.

Kompania nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë telefon inteligjent, megjithatë thuhet se Mi5 do të fuqizohet nga një procesor Qualcomm me katër bërthama. Mi5 mund të ketë ekran 5.7 inç Quad HD dhe sensorin e gjurmëve të gishtërinjve.

Xiaomi ka arritur të zërë një vend të rëndësishëm në treg, për shkak të telefonëve të saj inteligjentë të cilësisë së lartë që shiten me një çmim të arsyeshëm. Edhe telefoni Mi5 pritet të kushtojë rreth 320 dollarë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rriten shitjet e telefonëve, Samsung i pari me Huawei në vendin e dytë

Lajmet e fundit>