Harduer

Xiaomi publikon telefonat më të rinjë së shpejti

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Dhjetor 2021
Xiaomi 12 është gati të bëjë debutimin e tij Xiaomi publikon telefonat më të rinjë së shpejti

Kompania Xiaomi ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së tyre zyrtare në Weibo rreth lançimit të produktit të tyre më të ri më 28 dhjetor, rreth një vit nga lançimi i tyre më i fundit  i Mi 11. Linja e re do të quhet seria Xiaomi 12, kjo si zbatim i vendimit të tyre më të fundit për të hequr gradualisht nga përdorimi markën e tyre Mi. Posteri i publikuar në faqen e tyre zyrtare paraqet sprinterin kinez Su Bingtian, e cila na bënë të besojmë se produkti do të përqendrohet në tregun kinez.

Besohet se seria e Xiaomi 12 mund të përfshijë deri në katër pajisje të ndryshme, që do të përfshijnë Xiaomi 12, 12 Pro, 12X dhe 12 Ultra, megjithëse është e mundur që jo të gjitha të shpallen gjatë dhjetorit. Megjithatë, drejtuesit e Xiaomi janë parë duke përdorur tre telefonat e tjerë në llogaritë e tyre në #eibo.

Xiaomi ka konfirmuar celularet e rinj do të fuqizohen nga procesori i ri Snapdragon 8 Gen 1 i Qualcomm. Imazhet e dukshme të marketingut të Xiaomi 12 dhe 12 Pro të shpërndara nga publikuesi @UniverseIce në Twitter tregojnë se telefonat do të kenë kamera të orientuara nga qendra. Gjithashtu përflitet se Xiaomi 12 përfshijnë një kamerë të trefishtë të pasme me një sensor primar 50 megapiksel.

Xiaomi renditet si prodhuesi i dytë më i madh i smartfonëve në Evropë dhe prodhuesi i dytë më i madh Android në botë pas Samsung, eshe pse produktet e tyre janë shumë pak të përdorur në SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjiganti Kinez i smartfonëve prodhon makinën e parë elektrike në 2024

Tags >

Xiaomi